Veliu: Gjatë 2019-s, Kosova ka arritur progres në luftën kundër abuzimit me droga

26 qershor 2020 | 14:22

Me rastin e 26 qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë gjatë vitit 2019, Kosova ka arritur një progres të theksuar në luftën kundër abuzimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës.

“Ministria e Punëve të Brendshme mbetet edhe më tutje e përkushtuar për të vazhduar luftën e pakompromis kundër kësaj dukurie negative dhe për përkrahjen e të gjitha institucioneve relevante të zbatimit të ligjit në ketë drejtim”, ka thënë Veliu.

Ai ka theksuar se tema e Ditës Ndërkombëtare 2020 kundër Abuzimit me Drogën dhe Trafikimin e Paligjshëm, “Njohuri më të Mira për Kujdes më të Mirë”, përqendrohet në nevojën për të përmirësuar të kuptuarit e problemit botëror të drogës, por edhe të nxjerrjes së njohurive më të mira për nxitjen e bashkëpunimit më të madh ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e tij në shëndet, qeverisje dhe në siguri.

“Ditët ndërkombëtare janë raste për të edukuar publikun e gjerë për çështje shqetësuese, për të mobilizuar vullnetin politik dhe burimet në adresimin e problemeve globale, si dhe për të festuar dhe përforcuar arritjet e njerëzimit kundër këtij fenomeni të dëmshëm shoqëror”, ka thënë Veliu.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e vitit 1987 kishte përcaktuar 26 qershorin Ditë Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm, si një shprehje të vendosmërisë për të përforcuar veprimin e gjithëmbarshëm dhe bashkëpunimin në ndërtimin e një shoqërie ndërkombëtare pa abuzim me drogë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordan Henderson është kapiten i Liverpoolit dhe lojtari i pari…