Veliu i lumtur me debutimin në elitën e futbollit të Turqisë

07 gusht 2022 | 16:48

Futbollisti i Kosovës, Valmir Veliu mbrëmë ka debutuar në elitën e futbollit të Turqisë.

Veliu pak ditë më parë iu bashkua skuadrës turke Gaziantep nga FC Llapi.

Kosovari debutoi në ndeshjen ku Gaziantep barazoi 1:1 me Sivassporin, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 64-të.

Ai përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se është i lumtur më debutimin në Superligën e Turqisë.

“I lumtur me debutimin dhe ndeshjen time të parë zyrtare për klubin tim të ri Gaziantep”, ka shkruar Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot…