Vëllai i këngëtares së njohur në mesin e emrave të shkarkuar nga ministrja Gërvalla

16 mars 2022 | 14:31

Në mesin e 11 diplomatëve të shkarkuar të mërkurën nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.

Ai mbante pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Jakupi ishte emëruar në këtë pozitë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, derisa në Tiranë po shërbente si ambasador Sylejman Selimi.

MPJD-ja përmes një komunikate për media ka thënë  se diplomatët e liruar nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm dhe përmes vendimeve arbitrare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner pranoi të martën (15 mars) se “pas lindjes…