Vëllaznimi mbetet në Superligë

18 maj 2019 | 18:55

Hendbollistet e Vëllaznimit të Gjakovës edhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Superligën e Kosovës. Vëllaznimi të shtunën në Drenas ka fituar ndeshjen e plejautit (play-out) ndaj skuadrës CLICK me rezultat 31:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për gjakovaret.

Vëllaznimin drejt fitores e udhëhoqi E. Radoniqi me 13 gola. Te CLICK-u u dallua Ipçi me 14 gola.
Vëllaznimi kishte mbyllur garimin në Superligë në vendin e parafundit dhe për këtë e luajti ndeshjen e plejautit me CLICK-un që ishte i dyti në Ligën e Parë.
Nga Superliga e femrave është larguar Vjosa, ndërsa skuadër e re e Superligës do të jetë Ferizaj që ishte kampion në Ligën e Parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi nga Klina, Dukagjini, ka arritur ta sigurojë promovimin në…