Vëmendja e Supeligës së Femrave në Prishtinë

01 dhjetor 2023 | 11:20

Superliga e Femrave sa vjen e bëhet më interesantë. Këtë fund javë zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së nëntë.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në kryeqytet, skuadra e pamposhtur Prishtina është nikoqire e Bashkimit I cili ka vetëm një humbje atë ndaj Prishtinës në takimin e parë të tyre.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “1 Tetori” nga ora 17:00 të premten (01.12.2023).

Të shtunën zhvillohen edhe dy të tjera e që janë mjaftë interesante.

Nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja Peja 03-United Basketball. Skuadra pejane në tetë ndeshje ka arritur katër fitore dhe katër humbje ndërsa United Basketball nuk ka asnjë fitore.

Nga ora 19:30 në Pejë zhvillohet edhe ndeshja e fundit e kësaj xhiro në mes Penzes dhe Trepçës.

Penza ka siguruar dy fitore ndërsa ka gjashtë humbje kurse Trepça ka tri fitore e pesë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24…