Vendet e G20-ës premtojnë mbi 21 miliardë dollarë në luftën kundër Covid-19

06 qershor 2020 | 13:36

Shtetet anëtare të Grupit G20, i cili përbehet nga vendet e pasura dhe me ekonomi të zhvilluar, kanë premtuar  më shumë se 21 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit.

“Grupi G20, i ka koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të përkrahur luftën kundër pandemisë Covid-19. Deri më tani, anëtarët e Grupit G20 dhe shtetet e ftuara kanë premtuar për më shumë se 21 miliardë dollarë  për ta përkrahur financimin e shëndetësisë botërore”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.

Këto para do të shfrytëzohen për diagnostikim, vaksina, terapi dhe hulumtime, sipas deklaratës.

Në muajin prill, ky grup u bëri thirrje të gjitha shteteve, organizatave joqeveritare, grupeve të bamirësisë dhe sektorit privat që të ofrojnë ndihmë për ta përmbushur mungesën financiare të rreth tetë miliardë dollarëve për ta luftuar pandeminë.

Arabia Saudite, e cila udhëheq Grupin G20, ka premtuar se do të dhurojë 500 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit.

Rreth 391,000 njerëz kanë vdekur në mbarë botën nga Covid-19 dhe mbi 6.68 milionë janë infektuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur rastet e para u shënuan në Kinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…