Vendi në krizë ekonomike, kryeministri i dhuroi të dashurës modele 16 milionë dollarë

02 tetor 2019 | 16:32

Hetimet mbi një rast evazioni fiskal në Afrikën e Jugut po shndërrohet në një çështje diplomatike dhe në një burim sikleti jo të vogël për një nga njerëzit me të fuqishëm të Lindjes së Mesme.

Gjithçka fillon kur autoritetet e vendit afrikan fillojnë të hetojnë mbi një modele të re, Candice van der Merwe, e cila nga 5 mijë dollarë në bankë të deklaruara vitin e mëparshëm, kishte mundur të blinte një nga vilat më luksoze në Cape Town.

Saad Hariri, kryeministri libanez.

Autoritetet dyshonin se modelja po pastronte paratë e të atit, që kishte pasur më parë probleme me drejtësinë, por hetimet e thelluara dhe provat e mbledhura zbuluan një lidhje sentimentale që modelja kishte shfrytëzuar më së miri. “Të adhuroj Saad!, thuhej në një nga mesazhet që vajza i dërgonte të dashurit, bashkë me numrin e llogarisë së saj bankare. Personi misterioz, jo vetëm vlerësoi dashurinë e saj, por i transferoi edhe 16 milionë dollarë.

Refik Hariri, i ati i Saadit, ish-kryeminstër i Libanit i vrarë në 2005

Historia nuk do të ishte aq e rëndësishme, në qoftë se nga hetimet nuk do të dilte në pah identiteti i tij. Saadi zemërmadh është në të vërtetë Saad Hariri, kryeministri i Libanit, njëri nga njerëzit më të pushtetshëm dhe të pasur të Lindjes së Mesme.

I martuar me tre fëmijë, Hariri është djali i ish-kryeministrit Rafik Hariri, i vrarë në vitin 2005, nga i cili ka trashëguar pasionin politik por edhe rreth 2 miliardë dollarë pasuri nga bizneset e shumta.

Pikërisht këto muaj, Hariri ka propozuar një plan masazh emergjente për ekonominë në rënie, dhe padyshim që kontributi “sentimental” drejt modeles të njohur në një resort në Seychelles ka tërhequr kritika të shumta nga opinioni publik, si dhe probleme të imagjinueshme në familje, edhe pse nuk mund të dënohet sepse në atë kohë nuk ishte në krye të shtetit.

As modelja Candice nuk e ka marrë mirë zbulimin, madje ka hedhur në gjyq autoritetet e vendit të saj që duke bërë publike çështjen kanë ndërprerë lidhjen intime dhe me të burimin e saj financiar.

/A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka fituar derbin e javës së…