VENDIM I MADH

02 shtator 2023 | 10:39

Ismet Sylejmani

FALEMINDERIT ??AMERIKË?? PËR VENDIN E VARREZAVE TË ??HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TË KOMBIT?? NË GJILAN

Vendim i madh i US ARMY në Gjilan!

Në Gusht – Shtator 1999, nuk me kujtohen saktë datat e takimeve që i kishim zhvilluar e as data e saktë e kësaj fotoje, kur u shkrep nga Afrim Kqiku i Foto Farit, kur Komandanti i US ARMY në Gjilan, LTC Skurlock, VENDIMIN E MADH qe e kishte marrë ma konfirmoi në Selinë e Komandës së UÇK-së!

Në këtë foto mu konfirmua edhe de jure VENDIMI se në rrafshlartën e Kodrës së Popovicës në Gjilan, të lejohej të rivarroseshin Heronjtë dhe Dëshmorë e Kombit të popullit shqiptar, të rënë në luftën e UÇK-së!

Ishte në nderin dhe knaqësinë time të madhe, që në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rivarrimit të Dëshmorëvë të Kombit të UÇK-së, nga ushtaraku i lartë LTC Scurlock, Komandanti i Campit të US ARMY – Mantith në Gjilan, të pranoja Vendimin e Madh!

I gjithë opinioni brenda e jashtë Kosovës duhet ta dijë se Gjilani është i vetmi vend ku varrezat e të rënëve për liri, janë brenda në qytet dhe në lartësi kodre të lartë, si në asnjë vend tjetër!

Është një pamje fantastike, një mrekulli e vërtetë!

Është sikur Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë!
Nga aty unë e kamë marrë edhe frymëzimin, por edhe nga porosia e Kryekomandantit dhe Kryegjeneralit shqiptar, Udhëheqësit Lavdimadh Enver Hoxha, se Heronjtë dhe Dëshmorë e Kombit, duhet të varrosen në majat më të larta, prej nga populli mund ta shikojë nderin e kombit në çdo çast e në çdo rast!

Nga Kodra e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, Gjilani shihet si në pëllëmbë të dorës!

Për këtë vend ku pushon nderi i Kombit tonë, përpos që janë meritor ata, sepse i kanë dhënë gjak Atdheut, meritore është edhe Amerika, ngase Komanda e Komandanti i ushtrisë së saj, morri VENDIMIN E MADH dhe lejoi të rivarroseshin në pikën më të lartë e më strategjike të Gjilanit!

Lavdi Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!
Faleminderit US ARMY dhe USA!

Prishtinë, 2 Shtator 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e Bilancit të…