Vendimi i çuditshëm, do shkatërrohen ndërtesat që i mbijetuan bombës në Hiroshima (Foto)

16 dhjetor 2019 | 14:44

Autoritetet e qytetit japonez, Hiroshima planifikojnë rrëzimin e dy ndërtesave që i mbijetuan bombës atomike të vitit 1945. Zyrtarët duken të vendosën t`i shembim godinat pavarësisht se banorët këmbëngulin që këto objekte të ruhen si pjesë e historisë. Strukturat ekzistuese që prej vitit 1913, qenë shfrytëzuar fillimisht si fabrika për prodhimin e veshjeve ushtarake e më pas si hapësira për akomodimin e studentëve.

Pas sulmit, ato u shndërruan në një spital të improvizuar. Një I mbijetuar I tmerrit të përpara 7 dekadave e gjysmë tha se godinat mund të shfrytëzohen si hapësira për promovimin e zhdukjes së armëve bërthamore. Shpresa e tij është që zyrtarët të ndryshojnë mendje, edhe pse vendimi duket se është marrë.

Në 2017-tën, disa ekspertë thanë se strukturat kishin gjasa të shembeshin në rastin e ndonjë tërmeti të fortë. Rreth 80,000 persona humbën jetën si rezultat i bombës atomike dhe rreth 35,000 të tjerë u plagosen. Shpërthimi shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit dhe i tregoi botës fuqinë e tmerrshme të bombës nukleare.

Shtetet e Bashkuara shpresonin që Japonia të dorëzohej pas këtij sulmi, dhe kur kjo nuk ndodhi, sulmuan tre ditë më vonë me bombë bërthamore Nagasakin. Japonia kapitulloi pas gjashtësh, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave ka thënë se…