Vendimi i qeverisë për zbatimin e marrëveshjes për targat, i drejt dhe ligjor

21 shtator 2021 | 10:47

Njohësi i procesve politike në vend, Ilir Ibrahimi, ka thënë se vendimi i qeverisë për zbatimin e marrëveshjes për targat është i drejt dhe ligjor.

Ai ka thënë se opozita duhet ta përshëndes dhe ta përkrah dhe pozita nuk duhet ta mbush me patriotizëm të panevojshëm një zbatim të një marrëveshjeje.

“Politika e jashtme, sidomos qëndrimet ndaj Serbisë, herët ose vonë duhet ta unifikojnë spektrin politik. Ka mjaftueshëm çështje e sfida të brendshme ku partitë politike mund ta tregojnë e masin veten kundra njëra-tjetrës”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të…