Vendimi i sotëm i SHBA-së legjitimon veprimet policore në veri kundër kontrabandës

08 dhjetor 2021 | 23:03

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është shumë i mirëseardhur vendimi për sanksionimin nga SHBA-ja të grupeve të krimit të organizuar në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq e Milan Radojçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë që ky grup është dëshmia më e mirë se “krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve”.

Tutje Kurti tha se ky vendim vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës, javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës, kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.

“Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës, javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës, kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”.

“Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni është kthyer në një makth të vërtetë për Barcelonën…