Vendimi i Zvicrës: Nuk lejohen disa sporte, por punëtorët e seksit marrin Ok

29 maj 11:37

Jo boks, jo mundje, jo xhudo, por aktivitet seksual ligjor po. Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus po bie ndjeshëm, qevera zvcerane ka marrë vendimin e fundit, që punëtorët e seksit të kthehen sa më shpejt në punë.

Ky vendim ka ngjallur polemika pasi qervera zvicerane ndalon aktivitetet dhe sporter me kontakt të ngushtë fizik deri në një vendim të dytë, por nga ana tjetër lejon biznesin e punëtorëve të seksit.

Prostitucioni në Zvicër është i ligjshëm dhe sipas vendimit të qeverisë mund të rifillojë nga data 6 qershor. Po ashtu në këtë datë happen kinematë, klubet e natës dhe pishinat pubkike.

I ndërgjegjshëm për debatin që mund të hapte në publikun zviceran dhe më gjerë ky vendim, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme Alan Berset ka thënë: Jam i vetëdijshëm për aspektin në dukje të çuditshme të përgjigjes time, por tju them të vërtetën, shërbimet erotike mund të kishin filluar që më herët.

Po distancimi fizik?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Polonia e ka ndihmuar…