Vendimi për heqjen vizave, Kurti: Na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

18 prill 2023 | 13:30

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti ka theksuar se heqja e vizave e sjell Kosovën një hap më pranë Bashkimit Evropian (BE).

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…