Vendos Kryesia e Kuvendit: Nuk mbahet seanca e jashtëzakonshme për Specialen

22 dhjetor 2017 | 21:30

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mos mbajë seancë të jashtëzakonshme sonte në Parlamentin e Kosovës në lidhje me ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Iniciativa për ndryshimin e këtij  ligji erdhi pas nënshkrimeve të 43 deputetëve, të cilët kërkuan seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar këtë gjykatë, por që për shkak të mungesës së kuorumit, kryesia vendosi që mos të realizohet kjo seancë.

Madje, në kryesi është vendosur që kërkesa për ndryshimin e ligjit për dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special fillimisht të dërgohet në Qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga buxheti i ri i Kosovës do të shpërndahen edhe…