Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuar në Podujevë

26 janar 2024 | 12:33

Të premten në Podujevë është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar, ku pjesë e kësaj ceremonie ishin kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe humanisti Halil Kastrati.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se kjo qendër do ta ketë një sipërfaqe prej 2 700 metra katror dhe për këtë invetsim janë dhënë 530 mijë euro nga shteti dhe nga organizata “Jetimat e Ballkanit” janë dhënë 2 milionë euro.

Ai ka thënë se për pleqtë duhet të kujdesemi si për fëmijët.

Ndërsa kryetari i Podujevës, Shpjetim Bulliqi, ka thënë se në këtë qendër do të kenë mundësi që të marrin shërbime afër 100 të moshuar.

Ai e ka falënderuar humanistin Kastrati për kontributin që është duke e dhënë për këtë kategori të shoqërisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik…