Vendoset tuneli dezinfektues në oborrin e QKMF-së në Prishtinë

09 prill 2020 | 16:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot është vendosur tuneli dezinfektues në oborrin e Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare, pranë tendës së triazhimit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Është e punuar në bashkëpunim me kompaninë ‘Te Pema’ dhe ka sistem automatik i cili inicohet porsa të kalohet nëpër të. Përndryshe, vazhdo #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutohet kryebashkiaku pasi urdhëroi bllokimin e rrugëve si paojë e…