Veprimtari dhe biznesmeni Arsen Shoshi pret në shtëpinë e tij udhëheqësit e PDK-së

15 gusht 2022 | 20:28

Biznesmeni dhe veprimtari Arsen Shoshi së bashku me prindin e tij Elez Shoshin, kanë pritur në shtëpinë e tyre në Skivjan të Gjakovës, zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, Uran Ismailin, Elmi Reçicën dhe Abelard Tahirin.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Reçica ka thënë se “Arseni është biznesmen i suksesshëm dhe është prej mërgimtarëve të rrallë që ka investuar në arsim dhe aktualisht së bashku me një mik të tij zviceran është pronar i Benedict Schule, shkollë kjo e cila ka mbi 30.000 studentë nga të gjitha kontinetet, ku aftësohen për profesione të ndryshme me një të ardhme të sigurtë drejt sukseseve të mëdha”.

Postimi i plotë i Reçicës:

Gjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar shumë takime e ndeja me bashkatdhetarët tanë, si në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu edhe në vende të ndryshme.

Ishte me të vërtetë kënaqësi e veçantë që së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, nënkryetarin Uran Ismaili dhe kryetarin e Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, të jemi të mirëpritur nga Arsen Shoshi së bashku me babain Elezin dhe me familjarë të tjerë në shtëpinë e tij, në Skivjan të Gjakovës.

Arseni është veprimtar i dalluar dhe mbështetetës i të gjitha proceseve që kanë qenë jetike për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ai është biznesmen i suksesshëm dhe është prej mërgimtarëve të rrallë që ka investuar në arsim dhe aktualisht së bashku me një mik të tij zviceran është pronar i Benedict Schule, shkollë kjo e cila ka mbi 30.000 studentë nga të gjitha kontinetet, ku aftësohen për profesione të ndryshme me një të ardhme të sigurtë drejt sukseseve të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti - “Njiheni pavarësinë e Kosovës” pati thënë…