Veprimtari Sali Bislimi përkujton dëshmorin Emin Musliu, në 25-vjetorin e rënies

01 maj 2024 | 09:31

Veprimtari Sali Bislimi ka përkujtuar dëshmorin Emin Musliu, në 25-vjetorin e rënies.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Emin Musliu ishte ushtar i ditëve të para të UÇK-së.

“Emin Musliu, ushtari i ditëve të para të UÇK-së ishte çdo herë aty ku duhet për t’i goditur forcat kriminale të pushtusit barbar, me trimërin e tij futej edhe në bazat e ushtrisë serbe për t’i shkulur nga atdheu për të cilin e dashti aq shumë dhe dha jetën për lirinë e tij”.

“Sot në 25 vjetorin e rënies së tij e përkujtojmë me krenari ushtarin, kushen me sy shqiponjë, i cili çdo herë gjindej në pozicionet në flakë ball për ball me armikun. Ata që synojn tokën tonë çdo herë do të kenë plumb dhe jo pambuk. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit. Lavdi Eminit për heroizimin e tij!”, ka shkruar Sali Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, la të…