Veq me ta sjellë pasaportën në shtëpi duhet parapaguar 30 euro, gjykata ia ndalon këtë detyrim “Visametric-it”

09 maj 2023 | 23:10

Gjykata Komerciale ka marrë vendim që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Avokati Flamur Abdullahu ka njoftuar se ky vendim është marrë pas padisë kolektive që ka bërë ai ndaj kësaj kompanie lidhur me këtë çështje.

Abdullahu ka publikuar vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se vlera prej 30 euro për person është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Për këtë 9 Maj – Dita Evropës po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendim që i ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane.

Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta.

Vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjithashtu, unë kam ushtruar Padi Kolektive në emër të interesit publik ndaj Visametric L.L.C. për këtë çështje”, ka shkruar ai krahas vendimit të publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria në Eurosong pritet që të përfaqësohet nga këngëtarja kosovare,…