Vera Ora flet për karrierën e Ritës dhe marrëdhënien me të: Në familje jemi të barabartë, kur vjen në shtëpi fama e saj mbyllet

08 shtator 2022 | 14:46

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka dhuruar një performancë madhështore në një koncert falas në Tiranë të martën e 6 shtatorit.

Pranë saj në qëndrimin prej disa ditësh në Shqipëri, Rita kishte familjen nënë Verën dhe babanë Besnikun.

E ftuar së fundmi në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Vera ka folur për emocionet që kishin për koncertin e Ritës, fillimin e karrierës së saj dhe thjeshtësinë që këngëtarja posedon pavarësisht se është një ylli botëror.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”, ka thënë fillimisht Vera.

Tutje, Vera tregoi se gjithnjë ka qenë e zënë me angazhimet e saj dhe nuk e kishte vënë re talentin e të bijës.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, u shpreh nëna e artistes.

Megjithatë, pas kësaj, Rita u angazhua në korin e shkollës dhe më pas bëri një audicion për një shkollë muzike, të cilin e fitoi dhe në atë moment tregon Vera, e cila është psikologe me profesion.

Ajo tha se pavarësisht vështirësive të fillimi të karrierës, tani këngëtarja kujdeset për gjithë familjen ndërsa u shpreh se ndonëse një yll me famë ndërkombëtare ajo është posedon thjeshtësinë dhe në familje është e barabartë me të tjerët.

“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë. Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, tregoi Vera.

Ndërkohë, pas vizitës dhe koncertit në Tiranë, Rita menjëherë ka udhëtuar drejt Brazilit për angazhimet e tjera profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me pesë vite…