Verhelyi : Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së

08 tetor 2020 | 11:40

Komisionari i  BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por që duhet punë për ti bindur shtetet anëtare të BE-së.

Ai ka deklaruar se është në dijeni se liberalizimi i vizave është një çështje shumë më rënësi për qytetarët e Kosovës. “Po e shoh se kjo një çështje shumë e rëndësishme për publikun. Këto çështje jo doemos ndihmojnë. Kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e tyre nuk është punë e lehtë dhe për ti bindur vetëm nëse dëshmojmë në punën ditore, por kryeministri po e bënë këtë që të mos ketë kërkesa për azil dhe  luftim të krimit  të organizuar dhe kjo është ajo çka po punojmë  sot të arrijmë atje”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se ka përparime, por që nuk mund të flasë shumë, pasi nuk është i kyçur në këtë proces. “Siç e dini nuk jam pjesëmarrës i dialogut edhe është e vështirë t’ju japë informacione për të, por është Lajqak dhe Borrell që po merren me këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim dhe nuk janë negociata të lehta. Mirëpo gradualisht është momentum që ka filluar të zhvillohet. Kohëve të fundit e kemi parë marrëveshjen në Washington.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, foli edhe për reformat që duhet bërë Kosova.

Sipas Varhelyit, BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon. “E kam fjalën për realitetin ekonomik të bizneseve, qytetarëve, dhe mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës në rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon. Siç e theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro në grante dhe me koordinimin me institucionet do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë”, u shpreh Verhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me komisionerin e BE-së,…