Verona e Rrahmanit dhe e Kumbullës, e pakalueshme për Milanin

02 shkurt 2020 | 17:00

Milani nuk ka mundur të merr më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Veronës, pasi rezultati final ishte 1-1.

Davide Faraoni i kalojë në epërsi mysafirët 0-1, kurse Hakan Calhanoglu barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë Sofyan Amrabat u ndëshkua me karton të kuq, por sërish Milani nuk kishte forcë për të arritur fitore.

Shqiptarët Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla luajtën gjithë ndeshje duke pasur paraqitje të mirë, derisa kapiteni i Kosovës u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Në ndeshjen tjetër, Lazio e shkatërroi Spalin (5-1), kurse Atalanta ka ndarë pikët me Genoan (2-2).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit është dashur të pajtohet me një pikë…