Versajë, rihapen apartamentet luksoze të mbretëreshës pas rinovimit

15 prill 13:58

Apartamentet luksoze të mbretëreshës në pallatin e Versajës do të rihapen për publikun pas një rinovimi 3-vjeçar, i cili ndihmoi të riktheheshin ngjyrat origjinale dhe detajet mjaft delikate të zbukurimeve.

Për të rizbuluar ngjyrat origjinale ishte i nevojshëm një verifikim i përpiktë i mureve të vendit emblematik, ku lindën 19 të ashtuquajtur “fëmijë të Francës”, e ku jetuan 3 mbretëresha dhe dy bashkëjetuese të trashëgimtarëve të fronit në 107 vitet ndërmjet vendosjes së oborrit të Luigjit të XIV dhe largimit të familjes mbretërore gjatë revolucionit.

Në total janë 3 gra mbretërish, që Versaja do t’i sjellë në vëmendje me dy ekspozita nga 16 prilli. Përveç Marie-Antoinette është edhe mbretëresha e harruar Marie Leszczynska, gruaja e Luigjit të XV, dhe Madame de Maintenon, gruaja e Luigjit të XIV që nuk kishte të drejtën të pretendonte kurorën.

Dhomat e apartamenteve të mbretëreshës pranë sallës së pasqyrave u mbyllën që nga janari i vitit 2016, një zhgënjim i madh ky për rreth 8 milionë vizitorë në vit të pallatit të Versajës, ndërsa Marie-Antoinette vazhdon të rrëmbejë pjesën më të madhe të kureshtjes./tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është zhvilluar diskutim në kuadër të projektit të financuar…