Vërshimet në Gjilan, kërkohet ndihmë nga qeveria

28 maj 2021 | 12:14

Pas reshjeve të mëdha të shiut, ekipet e Komunës së Gjilanit kanë dalë në terren për ta menaxhuar situatën.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka qendërzuar në terren për t’i menaxhuar ekipet e Shtabit Emergjent të aktivizuar nga kryetari Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dëmet nga  shiu i rrëmbyeshëm janë të konsiderueshme.

Ai ka bërë me dije se situatë më rënduar është paraqitur në fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë, ku 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa kjo komunë u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.

Ismajli ka treguar se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK-ja për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.

Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar.  Komuna e Gjilanit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër një milion euro, çdo vit nga buxheti i Kosovës…