Vërshimet në Skenderaj, Nura thotë se qeveria Kurti nuk ka ndarë asnjë cent

09 maj 2023 | 14:15

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka kompensuar dëmet për komunat e prekura në vërshimet e këtij viti, ani pse u zotua se do të bëjë një gjë tillë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se asnjë hap nuk është marrë nga Qeveria e Kosovës, madje sipas tij nuk janë ftuar as në takime për të trajtuar këtë çështje.

Nura ka thënë se ka pas takim me Komisionin Qendror, por informacione nga qeveria se çfarë do të bëjë me premtimin e dhënë nuk ka.

“Asnjë hap nuk është marrë. As nuk ka informata që do të merret ndonjë hap tash e tutje. Ne e kemi kryer punën tonë, i kemi vlerësuar të dhënat ashtu siç thotë Ligji mbi fatkeqësitë natyrore. Ne kemi proceduar më tutje. Me Komisionin Qendror kam pas takim me ta ku e trajtuan këtë çështje dhe e kanë përcjell në qeveri, por më tepër nuk kamë asnjë informatë”, ka thënë Nura.

Krahas kësaj, Nura ka thënë se tashmë në Skenderaj janë nisur pesë shtëpi që kanë qenë totalisht të shkatërruara nga vërshimet dhe për këtë ai ka falënderuar Halil Kastratin dhe Selim Pacollin.

“Ne nuk kemi pasur takim, as me presidenten dhe as me kryeministrin, ani pse u zotuan se komunat e prekura nga vërshimet do të kompensohen. Përndryshe, bashkë me Halil Kastratin dhe Selim Pacollin i kemi nisur pesë shtëpi që kanë qenë të shkatërruara totalisht. Qejf do të kisha të falënderoja qeverinë, por duhet t’i falënderojë donatorët që po na ndihmojnë”, ka thënë Nura për gazetën “Blic”.

Në komunën e Skenderajt dëmet nga vërshimet e janarit të këtij viti llogariten mbi 10 milionë euro. Kjo së pak nga vlerësimet që janë bërë në teren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…