Verstappen: Ky është objektivi im për dy garat e mbetura

10 nëntor 2022 | 16:42

Red Bull dhe Max Verstappeni i kanë arritur të gjitha objektivat e këtij sezoni, duke i fituar dy titujt kampionë bote, atë për konstruktorë dhe atë për pilotë.

Madje holandezi arriti ta vendosë edhe rekordin e 14 fitoreve sezonale, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar, në Brazil dhe Abu Dhabi. Në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në Interlagos (Brazil), kampioni i botës u shpreh se do të punojë që shoku i tij i skuadrës Sergio Perez të renditet i dyti. “Do të paraqitem në këto dy gara për t’i fituar ato, por edhe për ta ndihmuar shokun tim të skuadrës që të dalë i dyti dhe të jetë nënkampion bote”, ka thënë Verstappeni.

“Për ne është e rëndësishme që të renditemi në dy vendet e para, ndaj do të luftoj ta ndihmojin Perez, ashtu sikurse ai më ka ndihmuar mua. Gara sprint do të na shërbejë për të fituar disa pikë, ndaj duhet kujdes që nga e premtja deri të dielën. Ne jemi skuadra më e mirë, ndaj duhet të përfitojmë nga ky fakt”, ka deklaruar Verstappeni. “Ne dëshirojmë që Perezi të renditet para Leclercut dhe do të përfitojmë nga çdo mundësi. Ndoshta na ndihmon edhe Mercedesi, që në garat e fundit ka qenë më mirë se Ferrari”, u shpreh holandezi i Red Bullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e…