Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit, i shtyhet shqyrtimi i paraburgimit deri më 19 dhjetor

10 nëntor 2022 | 16:35

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit që ka marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Kadri Veselit deri më 19 dhjetor.

Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Veseli heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 11 nëntor 2022.

Po ashtu, ka urdhëruar prokurorinë që nëse dëshiron ta bëjë këtë, të plotësojë parashtresat e saj për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Veselit, jo më vonë se e premtja, 9 dhjetor.

“Udhëzon mbrojtjen, nëse dëshiron ta bëjë këtë, t’i përgjigjet parashtresave të ZPS-së dhe shtojcave të mundshme, jo më vonë se e mërkura, 14 dhjetor 2022”, është thënë në këtë vendim.

Argumente shtesë, mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit të mos vendos për vazhdimin e paraburgimit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon. ka reaguar e frustruar pas…