Verstappen: Për dy vitet kam arritur më shumë fitore se Ferrari

14 mars 2023 | 13:56

Piloti holandez Max Verstappen, kampion bote në Formula 1 në dy sezonet e fundit, ka përdorur tone të ashpra ndaj Ferrarit.

Ai ka thumbuar “kokëkuqen”, duke e konsideruar një makinë jo-kompetitive, duke parë rezultatet që kjo makinë ka arritur vitet e fundit. Në dy sezonet e fundit që është shpallur kampion bote, Verstappeni ka arritur 26 fitore në Formula 1, ndërsa Ferrari, në 10 vitet e fundit, vetëm 23.

“Në dy vite unë kam arritur më shumë fitore se sa Ferrari. Kjo tregon se ata janë shumë larg nesh”, ka thënë holandezi i Red Bull.

Edhe këtë sezon, Red Bull e ka nisur mbarë sezonin, duke u renditur në dy vendet e para me Verstappenin e Perezin. Kjo lë të mendosh se makina austriake do të ketë një vit të lehtë, pasi rivalët janë ende shumë larg. Përfshi Ferrari, që duket se do të jetë ende në ndjekje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë reaguar…