Verstappen: Zemrën ende e kam të thyer, ndonjëherë e urrej këtë sport

09 qershor 2021 | 12:19

Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga ai aksident që i hoqi fitoren nga duart, piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen, është ende i zhgënjyer nga ajo garë e zhvilluar në Baku.

“Zemra ime është ende e thyer pas atij zhgënjimi. Kjo është arsyeja që ndonjëherë e urrej këtë sport”, ka thënë Verstappen.

“Jam ende i pari, por humba pikë të rëndësishme për renditje. Nuk di se si ta shpjegoj atë që ndodhi. Makina ishte e shpejtë, ‘pit-stop’ shkoi për mrekulli, strategjia ishte ajo fituese. Por ja që ndodhin edhe të tilla gjëra. Duhet të mos dorëzohemi dhe të punojmë fort deri në fund për titullin”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia e fuqishme e shiut që ka goditur qytetin e…