Verstappeni: Do të jetë e vështirë për titull, Ferrari dhe Mercedesi do të jenë pranë nesh

12 janar 2023 | 16:53

Askush nuk e mendonte se vjet Ferrari do t’i thoshte lamtumirë garës për titull që në fund të gushtit, pas atij starti fantastik që i bëri sezonit.

Rikuperimi i jashtëzakonshëm që Red Bulli i bëri “kokëkuqes” vuri me shpatulla pas muri makinën italiane. Gjithsesi, Max Verstappen, që u shpall kampion bote, beson se këtë vit s’do të jetë kaq e lehtë sa vjet.

“Në fakt, prisja që Ferrari vjet të duelonte për titull deri në fund. Nuk kanë qenë të shumta garat që ne kishim diferenca të mëdha, pasi shpesh duelonim fort. Gjithsesi, jam i kënaqur që vjet e fitova titullin disi më lehtë se në vitin 2021, kur dueluam deri në xhiron e fundit me Lewisin”, u shpreh Max Verstappen. Gjithsesi, piloti holandez është i bindur se këtë sezon do të vuajë sërish më shumë: “Këtë vit do të jemi shumë pranë njëri-tjetrit, Ferrari e Red Bulli. Madje edhe Mercedesi do të na rivalizojë. Do të jetë një përballje e fortë, ku do të vendosin detajet. Askush nuk do t’i përsëritë të njëjtat gabime si vjet, ndaj do të shohim spektakël në pistë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danella Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit mund të funksionojë…