Verstappeni: Duhet fat për të dueluar dhe fituar 6-7 tituj kampionë bote

26 janar 2022 | 11:28

Max Verstappen fitoi vjet titullin e parë kampion bote në Formulën 1 pas një beteje të fortë me Lewis Hamiltonin që tituj kampionë ka 7. Duke folur për mediet, piloti

holandez i Red Bullit shprehet se për të ka për të qenë e vështirë të arrijë atë shifër titujsh që kanë Hamiltoni e Michael Schumacheri.

“Unë desha një titull dhe ia dola mbanë. Tashmë çdo gjë që do të mbërrijë do të jetë një bonus për mua. Për të dueluar dhe fituar 6 apo 7 tituj kampionë bote në Formulën 1 ka nevojë për fat. Ke nevojë për një skuadër që të dominojë në pistë dhe nuk mund t’i kesh gjithnjë këto mundësi”, ka thënë Verstappen. “Nëse do të humbas ndonjë garë do të inatosem, si gjithnjë, por mendoj se pas disa minutash gjithçka do të jetë harruar. Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për mua”, u shpreh piloti holandez i Red Bulli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka aprovuar të mërkurën propozim-vendimin për pagesën…