Verstappeni: Fitorja më e vështirë, Mick më ndihmoi dy herë në xhiron e fundit

25 tetor 2021 | 17:18

Piloti holandez Max Verstappen shprehet se triumfi në pistën e Austinit ishte i vështirë për të, sidomos pas startit jo të mirë të garës, ku humbi kryesimin.

“U detyruam të ndryshonim strategji, duke hyrë më shpejt për t’i ndërruar gomat. E dinim që kjo do të kishte pasoja në fund, por ia dolëm mbanë. Ishte suksesi më i vështirë i këtij sezoni”, ka thënë Max Verstappen.

“Edhe në ndalesën e dytë i ndërruam më herët gomat se Mercedesi, e dinim që do të vuanim, por ia dolëm mbanë. Lewisi u afrua shumë, por më duhet të falënderoj Mick Schumacherin. Më ndihmoi dy herë në xhiron e fundit. Fillimisht në vijën e drejtë, pasi përdora DRS-në për ta ruajtur distancën me Lewisin dhe më pas hapi krahun pa më krijuar probleme”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…