Verstappeni triumfon edhe në ShBA

25 tetor 2021 | 12:02

Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe provon të shkëputet nga Lewis Hamilton, duke e bërë edhe më interesante garën për titullin kampion në Formula 1, kur kanë mbetur edhe pesë beteja deri në fund.

Piloti britanik i Mercedesit u nis i dyti, por bëri një start perfekt dhe mori menjëherë kryesimin e garës, megjithatë diferenca u bë në bokse aty ku skuadra gjermane u vonua më shumë se austriakët e Red Bull dhe kështu VerstappenI rimori kryesimin.

Më pas piloti holandez bëri një menaxhim mjaft të mirë të garës në një pistë ku pritej shumë më tepër nga MercedesI dhe ia doli të triumfojë, duke lënë pas shpine Lewis Hamilton e Sergio Perez, ndërsa piloti i Ferrarit, Charles Leclerc e mbylli garën i katërti.

Me këtë sukses Max Verstappen e thelloi në 12 pikë avantazhin ndaj anglezit në renditjen e përgjithshme teksa kryeson me 287.5 pikë kundrejt 275.5 të Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota…