Verstappeni: Vitin tjetër do të jemi të pathyeshëm  

22 nëntor 2019 | 15:42

Max Verstappen, fitues i garës së fundit të zhvilluar në Brazil, mendon se viti 2020 do të jetë i përshtatshëm për të dhe makinën Red Bull të rikthehet kampione e botës.

Motori Honda që po përdor makina austriake ka rritur ndjeshëm potencialin dhe ky fund sezon e ka bërë makinën Red Bull protagoniste dhe të shpejtë. Ndaj, piloti holandez është i bindur se sezonin tjetër do të jetë gjithnjë në podium, duke u lëshuar një mesazh rivalëve.

“Mendoj se diferencat në pistë mes Red Bull si dhe Mercedes e Ferrari janë minimale, madje jemi ne më të shpejtë në disa pista. Motori Honda ka bërë shumë përparime dhe na jep mundësi të duelojmë me rivalët. Ndaj, vitin tjetër, pres një Red Bul, të shpejtë e kompetitiv, ju garantoj këtë. Kush mendon se do të jemi sërish kalimtar gabon. Do t’i bëj të djersitin shumë në pistë për të më parakaluar dhe fituar”, u shpreh Max Verstappen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia nuk shkruhet për t’u dukur si përrallë. Ajo kërkon…