Vesa Luma dhe Big Basta kanë një befasi për fansat

13 maj 2020 | 15:17

Vesa Luma dhe Big Basta, që po qëndrojnë në Zelandë të Re bashkë me djalin e tyre Lianin, kanë një befasi për fansat e tyre.

Përmes një postimi në “Instagram”, Vesa ka bërë të ditur se kënga që vite më parë ishte pjesë e një kampanje të një operatori telefonik, së shpejti vjen e kompletuar nga ajo dhe Big Basta.

Këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë datë për këngën, por njoftoi se ajo është finalizuar dhe falënderoi të gjithë për urimet që ia bënë me rastin e ditëlindjes.

“Meqë na e keni kërkuar, ja gati e kemi. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka firmosur vendimin…