Haxhiu bën hapin e parë drejt themelimit të Institutit për hulumtim të krimeve të luftës

13 maj 2020 | 15:07

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka firmosur vendimin për krijimin e ekipit punues për përgatitjen e analizës rreth themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë me dije Haxhiu nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

“Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”,  ka shkruar ajo. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Dinamos së Zagrebit, Kujtim Shala, ka treguar detaje…