Veseli: 19 vjet më parë u shemb kufiri që ndante në dysh kombin tonë

09 prill 2018 | 12:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar betejën e Koshares, duke thënë se 19 vjet më parë “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë.

Ai ka thënë se për të bërë ëndrrën e Kosovës realitet kanë ranë qindra luftëtar të lirisë.

“Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ‘Brigadës 138 Agim Ramadani’. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, ‘Brigada 138 Agim Ramadani’ kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar betejën…