Veseli: Asnjë shkollë nuk do të mbyllet në Kamenicë

01 tetor 2019 | 17:35

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në tubimin e sotëm me qytetarë të Kamenicës, ka premtuar se nuk do të mbyllet as një shkollë në këtë komunë, si dhe nga viti i ardhshëm Kamenica do të ketë lidhje të veçantë me autostradën e Gjilanit.

Po ashtu Veseli ka thënë se në këtë vend kufitar do të ketë perspektivë ekonomike, integrim në BE, gjithnjë në bashkëpunim me ShBA-në.

Veseli ka thënë se PDK-ja ka projekt të realizueshëm për rininë, ndërmarrësit dhe bujqit.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se ky rrugëtim është për ti dhënë shpresë vendit dhe me 6 tetor do të finalizohet fitorja që është një referendum për Kosovën.

Kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, Bajram Dermaku, ka theksuar kjo parti prioritet ka luftimin e korrupsionit dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatë për deputetë nga kjo komunë, që janë Hakif Spahiu dhe Ibadete Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Eleonora Çeku-Kryeziu, në llogarinë…