Veseli bisedon në telefon me avokatin e Tomor Morinës: Së shpejti kthehet në Kosovë

08 gusht 2019 | 18:19

Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka biseduar me avokatin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinën që po mbahet në paraburgim në Maqedoni sipas një fletarresti nga Serbia.

Veseli ka thënë se Tomori së shpejti kthehet në Kosovë.

“Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale në Shkup ka vendosur mos ta ekstradojë Morinën në Serbi, mirëpo megjithatë i njëjti mbetet në paraburgim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar qytetarët me…