Veseli Do të bëjmë përpjekje që ta arrijmë konsensusin për dialogun me Serbinë

11 tetor 2018 | 12:53

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në të cilin është diskutuar rreth harmonizimit të qëndrimeve për draftrezolutën rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Të ftuar në këtë takim kanë qenë të gjitha partitë parlamentare, por LDK-ja dhe LV-ja nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Veselit.

Pas takimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se gati një muaj ka përpjekje për të pasur një takim të përbashkët të partive politike.

“Kam mesazh për partitë opozitare që nuk po marrin pjesë: Më e rëndësishme është e ardhmja jonë euroatlantike se sa koltuku. Është gabim nëse i japim mundësi Vuçiqit të flet në emrin tonë”, ka thënë Veseli, raporton “Epoka e re”.

Ai ka treguar se ky takim ishte korrekt.

“Takimi ishte korrekt dhe kishte qëndrime parimore. I bëjë ftesë opozitës, LDK-së që t’i bashkohet dialogut të brendshëm. Do të bëjmë përpjekje që ta arrijmë konsensusin në raport me dialogun me Serbinë”, është shprehur ai, duke ritheksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

/A. MAVRAJ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner është gati edhe për një fëmijë të dytë.…