Veseli: Do t’i pastrojmë listat e veteranëve që askush mos të abuzojë me emrin e shenjtë të UÇK-së

11 shtator 2019 | 19:19

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot pasdite qindra veteranë të UÇK-së në Drenicë nga ku ka paralajmëruar nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteraëve nga ata mashtrues.

Veseli nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë  se qeverinë e re që do ta udhëheqë nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e Hong Kongut kanë ndalur protestat të mërkurën për…