Veseli: Drama e demarkacionit merr fund sot

21 mars 2018 | 10:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të ratifikohet në seancën e sotme.

“Ka ardhur momenti të përfundojmë këtë dramë. Kjo dramë do të përfundojë sot, në orën 11:00 do të votojmë marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Veseli pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Veseli ka theksuar se me ratifikimin e kësaj marrëveshje hapet perspektiva e Kosovës drejt BE-së, realizohet liberalizimi i vizave si dhe forcohet sovraniteti i vendit dhe partneriteti me BE-në.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, përderisa u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin, ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme për Kosovën.

“Kjo është marrëveshja ndërkombëtare e parë që Kosova ka nevojë të ratifikojë në mënyrë që të tregohet partner kredibil, njëkohësisht është edhe një nga dy kushtet e fundit për liberalizimin e vizave” ka thënë Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Caitlyn Jenner ka arritur nëntë milionë ndjekës në…