Veseli e kujton Shirakun me një video të vitit 1999

26 shtator 2019 | 16:11

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në profilin e tij në “Facebook”, ka postuar një video të ish-presidentit francez, Zhak Shirak të vitit 1999.

Në këtë Video, Shirak iu drejtohet popullit francez, duke arsyetuar intervenimin e NATO-s, si pjesë e fushatës së Perëndimit për të parandaluar masakrat dhe spastrimin etnik.

“Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar Veseli, duke vendosur edhe videon në të cilin Chirac iu drejtohet popullit francez më 1999.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka shkruar më tej se si president i Francës në kohën e bisedimeve në Rambuje dhe sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, ai ishte mbështetës i madh i popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ne do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën!”, ka shkuar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë.
Si President i Francës në kohën e bisedimeve në Rambuje dhe sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, ai ishte mbështetës i madh i popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ne do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën!
Adieu monsieur le président, repose en paix!

Në kujtim të mikut të Kosovës Jacques Chirac

Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë. Si President i Francës në kohën e bisedimeve në Rambuje dhe sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, ai ishte mbështetës i madh i popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ne do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën! Adieu monsieur le président, repose en paix!https://www.youtube.com/watch?v=abdLSaUKGAc&feature=youtu.be

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 26. September 2019

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt ka një partnere të re në jetën e…