Veseli ëndërron bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

24 shtator 2018 | 12:17

Ballafaqimi me Serbinë dhe fitorja ndaj saj duhet ta bashkojë spektrin politik të Kosovës.

Për të arritur një bashkim të forcave në mes të partive politike, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se është duke punuar.

Veseli në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se do të mundohet që t’i ulë të gjithë liderët në një tryezë sikurse kishte bërë për demarkacionin, në mënyrë që arrihet konsensusi për procesin e dialogut.

Ai ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin se Kosova është unike dhe nuk do të ketë cenim të integritetit territorial.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se ëndërron që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovën dhe nuk do të ndalet së punuari për ta, ani pse është kundër cenimit të integritetit territorial të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Spanjës, Barcelona, ka bërë që tani planet për…