Veseli: Fehmiu e Xheva u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin

22 shtator 2020 | 14:16

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në 22-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin

Postimi i plotë i Veselit:

Në përvjetorin e 22-të, me nderim e kujtojmë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë të gërshetuar me idealet më të pastra atdhetare.

Ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë.

Në rrugën e lavdisë, me Fehën e Xhevën, atë ditë, në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Karaçi ka dënuar me vdekje dy burra,…