Veseli: Historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

09 dhjetor 2019 | 11:56

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Hagë, ku nesër (e martë) pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Intervista e Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Para nisjes për në Hagë, Veseli ka dhënë një deklaratë për media.

Ai ka theksuar se historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton “Epoka e re”.

“Sot jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përball krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin që t’i shërbejë atdheut të vet, edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë dhe dua të rikonfirmoj edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Bosnje e kanë shtyrë për kohë të pacaktuar…