Veseli i tronditur nga sulmet në Ohio dhe Teksas

04 gusht 2019 | 15:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i tronditur prej sulmeve të fundit në ShBA, ku kanë mbetur dhjetëra të vrarë dhe të plagosur.

Në profilin e tij në “Facebok”, kryeparlamentari ka shkruar se populli i Kosovës i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë.

“Jam i tronditur prej masakrave të ndodhura në Dayton, Ohio si dhe El Paso, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli i Kosovës i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë. Duke dënuar rëndë këto dy sulme makabre uroj shërimin sa më të shpejtë për të lënduarit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Unë lutem sot bashkë me ta që shpirtrat e pafajshëm të njerëzve të tyre të dashur të gjejnë prehje në botën e përtejme”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te dëshmorët…