Veseli i uron shërim të shpejtë kryeministrit Hoti

03 gusht 2020 | 11:39

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, i cili është prekur nga Covid-19.

Po ashtu, ai u ka uruar shërim nga Covidi edhe qytetarëve të tjerë të cilët janë duke u përballur me këtë virus.

“Shërim të shpejtë për kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19. Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali fitoi të shtunën Kupën FA për edicionin 2019/2020, pasi…