Xhaka: Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër, mund të bësh gjithçka

03 gusht 2020 | 11:38

Arsenali fitoi të shtunën Kupën FA për edicionin 2019/2020, pasi e mposhti në finale Chelsean (2-1).

Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit dhe bëri një paraqitje të mirë për Arsenalin. Ai ka thënë se ky trofe është i rëndësishëm për të gjithë klubin.

“Çfarë sezoni! Me ulje dhe ngritje! Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër mund të bësh gjithçka! Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, të gjithë klubin. Por, është, gjithashtu, për të gjithë që na kanë përkrahur! Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-politikani dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe Johna Hume,…