Veseli: Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim

06 shtator 2018 | 17:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim.

Sipas tij, sapo të qetësohen gjakrat do arrihet një konsensus për dialogun.

Ai ka bërë me dije se më 13 shtator nis sesioni vjeshtor të Kuvendit, ku në rend dite do të jetë edhe një rezolutë që në një farë mënyre ofron një zgjidhje për çështjen e dialogut.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ku me shumë bindje ka thënë se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Më 13 shtator, sipas Veselit do të jetë në rend dite propozimi i PSD-së për rezolutë për dialogun, që sipas tij, ajo do ofrojë një zgjidhje. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Sneijder ka zbuluar një prapaskenë gjatë kohës që ai…